Kjo është marrëveshja e firmosur nga Sela dhe Gashi (DOKUMENT)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa sot zyrtarizuan marrëveshjen e koalicionit për dalje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Marrëveshja e firmosur nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi përmban shtatë nene që përcaktojnë bashkëpunimin përmes koalicionimit parazgjedhor mes këtyre dy partive, përcjell INA.
Sipas dokumentit të firmosur, dy partitë do të kenë slogan të përbashkët, shtab të përbashkët, si dhe harxhime proporcionale të fushatës. Në njërin nga nenet thuhet se ky koalicion vlen deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në kuadër të marrëveshjes është edhe slogani “shteti për të gjithë”, ku theksohen zotimet e këtij koalicioni. (INA)