Kjo është data që Albin Kurti ia ka propozuar Vjosa Osmanit për zgjedhje të reja

Për dallim nga opozita që ka propozuar që zgjedhjet të mbahen për në janar, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar 2 shkurtin si datë kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet e reja.

Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime Brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në takimin konsultativ që kishin mbajtur me presidenten Osmani, kishin propozuar datën 26 janar  për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Presidentja Osmani pas takimit që kishte pasur me liderët e subjekteve politike kishte pohuar se janë brenda afatit të konsultimeve dhe se ligji parashikon katër data të mundshme për zgjedhjet: 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurt, pasi zgjedhjet mbahen vetëm të dielave.