Rina Balaj dhe Sin Boy kanë njoftuar publikun përmes disa postimeve në Instagram se albumi i ri publikohet të shtunën më 16 maj.
Dyshja në njoftimin e bërë kanë treguar se albumi ‘MM’ do të përmbajë 20 projekte muzikore pjesë e të cilës do jetë edhe ‘Gigi 2’.
Na mbetet të shihet pas publikimit nëse brenda albumit do shohim edhe bashkëpunime me artistë të tjerë.