Bebe Rexha në hall, kërkon ndihmë nga fansat

Bebe Rexha që nga shpërthimi i pandemisë në SHBA, ka mbetur e izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles, dhe ka pezulluar gjitha aktivitet në muzikë.

Këngëtarja e cila gjatë kësaj periudhe ka qëndruar aktive në rrjetet sociale së fundmi ka ndarë një fotografi në Instagram ku kërkon sugjerimin e ndjekësve për flokët e saj.

Bebe ka kërkuar nga ata të shprehin mendimet e tyre nëse shqiptarja duhet të ndryshojë nga një bionde në një zeshkane.