Jani Avdiu nga fshati Shirgjan i Elbasanit së bashku me vëllezërit e tij kanë investuar në mbjelljen e 1 mijë rrënjë kivi.
Prej disa vitesh në prodhim, fermerët duken shumë të kënaqur me kulturën e re në vendin tonë, por sipas tyre, shumë fitimprurëse.
Edhe pse duhen edhe rreth 20 ditë që të fillojë vjelja, fermeri e ka shitur në advancë të gjithë prodhimin i cili shkon për eksport.
Disa zona në qarkun e Elbasanit, si Librazhdi, Peqini e Belshi kultivojnë kivin tashmë prej 10 vitesh dhe duket se toka, por edhe klima janë të përshtatshme për frutin ekzotik.