Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftojnë se për shkak të ndryshimit të vetive organoleptike dhe pranisë së konstatuar të larvave dhe insekteve, Inspektori i Ushqimit këtë javë ndaloi importin e 22,3 tonë kivi të destinuara për përpunim industrial dhe nxori vendim për asgjësimin e padëmshëm të tyre, përcjell TV21. Siç njoftojnë nga AUV, bëhet fjalë për 22.340 kilogramë kivi, të importuara nga Republika e Serbisë, për të cilat, pas kontrollit organoleptik nga inspektori i ushqimit, është konstatuar se nuk janë të sigurta për import dhe për përpunim të mëtejshëm.
“Importuesit i është lëshuar vendim me urdhër për asgjësimin e padëmshëm të sasisë së kontestuar të kivit, pasi nga ana e tij është njoftuar se ngarkesa nuk mund të kthehet në vendin eksportues”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë./tv21.tv




