Kisha Ortodokse Maqedonase bën ankesë kundër vendimit për rrënimin e kryqit në Kodrën e Diellit

Ipeshkvia Tetovë-Gostivar e Kishës Ortodokse Maqedonase ka parashtruar ankesë në organin e shkallës së dytë kundër vendimit të inspektoratit ndërtimor komunal të Tetovës për rrënimin e kryqit që është vendosur në oborrin e manastirit të Shën Naum Ohrit në Kodrën e Diellit.

Këtë informacion ata e kanë konfirmuar për TV 24 nga Ipeshkvia e Tetovës dhe thonë se janë përgjigjur sipas afatit të përcaktuar dhe se do të presin përgjigje. (INA)