Kiracovski në Fejsbuk: Xhaferi të konvokoj seancë për Mizrahin (FOTO)

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk guxon ta vendos përsëri Kuvendin në rolin e mbrojtësit të kuadrove të papërshtatshme siç bëri me rastin e (mos)marrjes së imunitetit të deputetit, Trajko Veljanovski.

Këtë sot në Fejsbuk e porositi deputeti nga radhët e LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.

“Pasi në Qeveri me propozim të kryeministrit aktual teknik kërkohet shkarkim i ministres aktuale për Punë dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi, nuk ekziston arsye pse Kuvendi të mos e vendos në seancë parlamentare, tani-menjëherë”, ka shkruar Kiracovski në Fejsbuk.

“Mendoj se deputetët janë të lodhur që në kurriz të tyre të thyhen ende shtiza, ndërsa vetë deputetët të cilët kontribuan në realizimin e sukseseve historike dhe arritjeve shtetërore, përsëri të jenë ‘mish për top’”, ka shtuar Kiracovski./TV21/