Kipper: Në marketet tona po kryhen kontrolle të rregullta nga inspektorati

Shkp Kipper Market njofton qytetarët se në marketet e kësaj ndërmarje është dukë u kryer kontroll i rregullt nga inspektorati.

“Ju njoftojmë se në marketet Kipper është dukë u kryer kontroll i rregullt nga inspektorati. Për shkak të krijimit të kushteve për punë të zyrtarëve të lartëpërmendur, shitoret në të cilat vazhdon kontrolli do të jenë të mbyllura deri në përfundim të procesit të evidencës.
Brenda ditës shpresojmë se marketet do të vazhdojnë të jenë në shërbim të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e Kipper Market Shkp