Kinezët po përdorin reçipeta e fruta si maska kirurgjikale ndaj koronavirusit

Kompanitë kienze kanë punuar jashtë orarit për të furnizuar qytetarët me maska ​​mbrojtëse mes rritjes së kërkesës, pasi rastet e virusit vdekjeprurës u rritën në afro 8.200 të prekur, raporton Daily Mail.

Postimet në mediat rrjetet sociale tregojnë se si populli kinez po përdorin lëvoren e mandarindës dhe grejpfrutin si maska, derisa komentuesit janë tallur me krizën shëndetësore, duke i cilësuar alternativat e maskave absurd.

Kjo iniciativë vjen pasi zyrtarët kinezë të shëndetit paralajmëruan njerëzit që të mos i ri-përdorin maskat kirurgjikale, pasi dolën video nga njerëzit që i zienin maskat e tyre kirurgjikale dhe i varnin ato për tu tharë.

Ekspertët mjekësorë paralajmëruan se kjo zvogëlon në masë të madhe efektivitetin e maskave. Një zëdhënëse e Komisionit Shëndetësor të provincës Gansu shtoi se ato duhet të hidhen pas vetëm katër orësh përdorimi.

Me më shumë se 50 milionë banorë në izolim dhe 170 vdekje në vend, disa provinca të tilla si Guangdong kanë urdhëruar që banorët të vëjnë maska, derisa po shpërndajnë gjoba për ata që nuk e bëjnë një praktikë të tillë.