Rajoni Autonom i Xinjiang Ujgur i Kinës Veriperëndimore ka investuar ndjeshëm në arsim vitet e fundit, dhe konkretisht, në vitin 2021, mbi 400 milionë juanë (rreth 63 milionë dollarë) ishin menduar për arsimin parashkollor. Shifra u bë publike gjatë një konference për shtyp nga autoritetet lokale, ku u theksua se fondet janë përdorur për ndërtimin e kopshteve të reja, si dhe për rinovimin dhe zgjerimin e atyre ekzistuese në të gjithë rajonin, përcjell “Xinhua”.
Në konferencë u evidentua se vitet e fundit Xinjiang ka rritur vazhdimisht investimet në arsim dhe ka zbatuar projekte arsimore për të mirën e banorëve. Arsimi trevjeçar parashkollor falas mbulon të gjitha zonat rurale të rajonit.
Deri në fund të vitit 2020, shkalla bruto e regjistrimit në parashkollorët në Xinjiang kishte tejkaluar 98%, duke u renditur ndër pozicionet kryesore në mbarë vendin. (Irma)