Kinë- Vendet e EQL-së, bashkëpunim edhe në fushën e shëndetësisë

Trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë lidhur më ngushtë se kurdoherë dy tregjet kryesore të botës.

Pas shpërthimit të epidemisë COVID-19, trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë transportuar mbi 10 tonë materiale profilaktike, duke u bërë “kanali i jetës”në bashkëpunimin kino-evropian gjatë luftës kundër pandemisë, ndërsa vendet e Evropës Qendrore e Lindore (EQL) janë nyjat kryesore të linjave të këtyre trenave.
Në kohën më të vështirë të Kinës në përballimin kundër koronavirusit, Hungaria dhe Polonia i dhanë Kinës në kohë të parë materialet mjekësore. Kur vendet e EQL-së ranë në dilemën e pandemisë, Kina u dha pa ngurrim ndihma e ua çoi maska për fytyrë, veshje mbrojtëse, respiratorë dhe vaksina përmes tranve të mallrave.

Miklos Rusvai, virologu hungarez tha: “Mendoj se falë përqindjes së lartë të vaksinimit, Hungaria frenoi në verën e vitit 2021 kulmin e tretë të epidemisë dhe kontrolloi përhapjen e virusit në vend. Por kjo do të ishte e e pamundur nëse s’kemi vaksianat kineze. Në pranverën e vitit të kaluar, na munguan shumë vaksina, ndërsa vaksinat kineze na ndihmuan shumë në realizimin e përqindjes së lartë të vaksinimit në Hungari.”

Foto nga CMG

Adel Abdelatif, drejtori i përkohshëm i Zyrës së Bashkëpunimit Jug-Jug të OKB-së shprehu mendimin: “Në Evropën Lindore, vaksinat kineze, qoftë ‘SinoVac’apo ‘Sinopharm’, qoftë të dhuruara apo të blera, kanë luajtur rol kolosal