Kinë, intensifikohen kufizimet kundër COVID-19

Mësimi në të gjithë Pekinin u pezullua sot, pas intensifikimit të kufizimeve me qëllim frenimin e koronavirusit në tregun më të madh bujqësor të qytetit.

Qeveria bashkiake rriti, gjithashtu, nivelin paralajmërues për COVID-19.

Kopshtet e fëmijëve në të gjithë qytetin do të mbyllen dhe do të rifillojë mësimi online.

Ndërkohë që bizneset mund të qëndrojnë të hapura, nënkryetari i përgjithshëm i qeverisë bashkiake, Chen Bei, infkurajoi orare fleksibël në zyra dhe punën në distancë.