Hekurudha me shpejtësi të lartë në Kinë do të arrijë një gjatësi prej 35 000 kilometrash deri në fund të këtij viti, duke zënë dy të tretat e gjatësisë së përgjithshme të këtij lloji hekurudhe në mbarë botën.
Kjo gjatësi është afro 100 herë më e madhe sesa largësia nga qyteti i Nju-Jorkut në atë të Uashingtonit në ShBA.
Sivjet janë ndërtuar në Kinë mbi 5 000 kilometra linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, më e reja nga të cilat, ajo që lidh Nanchang-un dhe Ganzhou-n në provincën Jiangxi, hyri në funksionim të enjten.
Me të ashtuquajturit “trena plumb” pritet të bëhen 2.31 miliardë udhëtime individuale këtë vit, 3.4 herë më shumë se në vitin 2012.
Gjatësia e përgjithshme e hekurudhës me shpejtësi të lartë në Kinë është rreth 100 herë sa largësia nga Nju-Jorku në Uashington.