Kinë, gala e Festës së Pranverës tregon vëmendje për epideminë e pneunomisë

Si një nga doket e zakonet e reja të kinezëve me rastin e Vitit të Ri, Koncerti i Festës së Pranverës është bërë një nga pjesët e pamungueshme të vigjiljes. Në galën e sivjetshme, krahas programeve tradicionale si këngëve, valleve e skeçeve, u shtua një program i ri i përkohshëm.

Sivjet, përballë epidemisë së befasishme të pneunomisë së tipit të ri, shumë familje detyrohen të ndryshojnë planifikimin e festës. Për të rezistuar këtë epidemi, qyteti Wuhan i Kinës qendrore vendosi të mbyllë të gjitha rrugët e largimit nga qyteti. Shumë mjekë e infermierë punojnë ende në frontin e parë. Ndërkohë, njerëzit dhe materiale ndihmëse po dërgohen pandërprerë drejt Wuhan-it.

Me këtë rast, vetëm disa orë para fillimit të mbrëmjes, që transmetohet drejtpërdrejt për mbarë botën, Grupi Mediatik i Kinës, organizuesi i kësaj veprimtarie, vendosi të rregullonte listën e programeve, duke shtuar një program me titull “Ura e dashurisë”, në pasqyrimin e vendosmërinë e veprimet e kinezëve për kontrollin e parandalimin e kësaj epidemie. (Wang Lei/ Albana)