Kina javëve të fundit ka rritur numrin e testeve për koronavirus, kështu që në fund të korrikut janë testuar 4.84 milion njerëz çdo ditë, deklaroi Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Informatike, Vang Xhianping.
Ai deklaroi se afro 5000 institucione mjekësore dhe 38,000 teknikë janë duke kryer testime masive për Covid-19 në të gjithë Kinën, transmetoi CNN.
Në Kinë deri më tani janë infektuar 88,328 njerëz me virusin korona, ndërsa 4677 kanë vdekur, gjithnjë sipas të dhënave nga Universiteti Xhons Hopkins.