Kinë: Bie numri i rasteve të koronavirusit, mbyllen disa spitale të improvizuara

Të paktën 11 nga 16 spitalet e improvizuara në epiqendrën e virusit kinez në Ëuhan kanë qenë në gjendje të mbyllen, raporton media shtetërore Xinhua.

Spitalet e improvizuara – në stadiume, shkolla dhe gjetkë – trajtuan pacientët që vuanin nga simptoma të lehta.

Deri tek kjo erdhi derisa numri i rasteve të reja të koronavirusit në Kinë ka rënë në mënyrë të vazhdueshme – Kina raportoi numrin e saj më të ulët të rasteve deri më tani

Kina kishte 40 raste të reja të konfirmuara me koronavirus të dielën (8 mars), tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit të hënën, nga 44 raste sa ishin një ditë më parë, transmeton Klan Kosova.

Me këtë rast numri i përgjithshëm i të prekurve në territorin e Kinës arrin në 80.735.

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i virusit në territorin e Kinës arriti në 3119.