Kina: Virusi i ri i pneumonisë transmetohet nga njeriu në njeri

Eksperti i sëmundjeve të frymëmarrjes Jong Nanshan dhe kreu i ekipit të komisionit shëndetësor që po heton epideminë kanë konfirmuar se dy raste të infektimit në provincën kineze Guangdong kanë ardhur nga një transmetim person-në-person, raporton Reuters.

Kina ka konfirmuar gjithsej 217 raste të koronaviruseve në territorin e saj, të cilat u zbuluan për herë të parë në qytetin qendror të Wuhan.

Deri më tani, është konfirmuar zyrtarisht se pneumonia e shkaktuar nga virusi i ri ka marrë jetën e tre personave.