Kina raporton 27 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë vdekje

People wearing face masks to help protect against the spread of the coronavirus cross an intersection in Beijing, Tuesday, Aug. 4, 2020. Both mainland China and Hong Kong reported fewer new cases of COVID-19 on Tuesday as strict measures to contain new infections appear to be taking effect. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Kina ka raportuar 27 raste të reja me koronavoirus që janë shfaqur ditën e martë.

Kjo thuhet se është një shenjë e zvogëlimit të të dhënave që së fundmi shënuan rritje, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Pesë nga rastet e reja janë të importuara nga jashtë, kurse 22 prej tyre janë transmetuar në krahinën e Xinjiang. Para se gjithash nuk ka pasur asnjë viktimë të regjistruar.

Ndërkaq janë raportuar 24 raste simptomatike, të cilat janë numëruar ndaras.

Kina ka në total 88 mijë e 206 raste të të infektuarve me katër mijë e 676 vdekje.