Kina po rrit forcimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang tha të mërkurën në Pekin se Kina po forcon vazhdimisht zbatimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Disa ditë më parë, “Financial Times” raportoi se mbrojtja e pronësisë intelektuale e Kinës ka ardhur duke u rritur dhe Kina është bërë një vend novator. Në këtë drejtim, Geng Shuang ndau një seri të dhënash në konferencën e rregullt për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme:

“Aktualisht, Kina renditet e dyta në botë në investimet për kërkim-zhvillim, e para për numrin e aplikimeve për patentat e shpikjes, dhe e treta për numrin e patentave të shpikjeve efektive. Sipas raportit të “Global Innovation Index 2019” të publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisl Intelektuale, Kina renditet e 14-a në botë, duke u rritur për katër vjet radhazi. Sipas Raportit Global të Mjedisit të Biznesit të Bankës Botërore 2020, mjedisi i biznesit i Kinës u ngrit nga vendi i 78-të që ishte në vitin 2017 në vendin e 31-të në vitin 2019.

“Sigurisht, Kina është ende një vend në zhvillim dhe mbrojtja jonë e pronësisë intelektuale është ende e papërsosur. Kina është e angazhuar për mbrojtje të barabartë të të drejtave të pronësisë intelektuale të ndërmarrjeve vendase dhe të huaja dhe po merr vazhdimisht masa efektive për të rritur njohuritë për zbatimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,” tha Geng Shuang.

Ai shtoi se vitin e kaluar, Kina ka prezantuar një sërë politikash për forcimin e mbrojtjes së të të drejtave të pronësisë intelektuale. Kjo përfshin ndryshime në Ligjin për Ndërrimin e Markave dhe dhënien e ideve për forcimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

Geng shtoi gjithashtu se Kina është pjesë e pothuajse të gjitha traktateve kryesore ndërkombëtare të pronësisë intelektuale dhe se ajo aktualisht po nxit aktivisht përpjekjet për anëtarësimin në Marrëveshjen e Hagës për Regjistrimin Ndërkombëtar të Dizajneve Industriale. (Vera/Albana)