Kina përgatitet për ngjarjen e madhe politike

Kongresi i 20 – të Kombëtar i PKK-së mbetet fokusi i një angazhimi të gjithëanshëm veçanërisht gjatë vitit 2022 në Kinë.
Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së është përcaktuar nga Udhëheqja e lartë kineze si një kongres i një rëndësie të madhe, që do të mblidhet në një moment vendimtar, teksa vendi ka nisur një rrugëtim të ri drejt ndërtimit të një vendi modern socialist në të gjitha drejtimet dhe realizimit të Objektivit të Njëqindvjetorit të Dytë.
Kongresi do të bëjë një bilanc të punës e të arritjeve gjatë pesë vjetëve të fundit dhe do të hartojë plane veprimi dhe politika konkrete duke nxitur begatinë e përbashkët për të gjithë dhe ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Kongresi i cili do të mblidhet me 16 tetor ,do të zgjedhë Komitetin e ri Qendror dhe Komisionin i ri Qendror për Inspektimin e Disiplinës të PKK-së