Kina në alarm, valë e re e virusit – Izraeli i pari nis vaksinimin me dozën e tretë

Një valë infektimesh zbuluar në fillim në qytetin Nanxhing në Kinë tashmë është përhapur në 5 provinca të Pekinit. Këtë shpërthim të rasteve të reja, media shtetërore kineze e quan “si vala më e gjerë e infektimeve pas Ëuhanit”. Pothuajse 200 persona janë infektuar që në momentin kur variant Delta u zbulua në aeroportin e qytetit me 20 korrik. Të gjitha fluturimet nga aeroporti Nanxhing do të pezullohen deri më 11 gusht, thotë Global Times. Nanjing do të testojë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që janë për qëndrim të shkurtër.

“Infeksionet e tufës fillimisht janë detektuar te pastruesit e aeroportit, duke u përhapur shumë shpejt te pastruesit. Aktivitetet sociale, kontakti me familjen dhe vendet e punës, ka sjellë deri të shpërndarja e më tejme e sëmundjes”, Ding Jie, Qendra për kontrollin e sëmundjeve – Nanjing.

Për tu mbrojtur nga një valë e re Izraeli do të fillojë të ofrojë dozë të tretë të vaksinës anti-Covid për personat mbi moshën 60 vjeç. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri izraelit Naftali Bennett, i cili ka njoftuar se i pari me dozën e tretë do të imunizohet presidenti i shtetit. Kjo e bën Izraelin vendin e parë në botë që ofron masivisht një dozë shtesë, ndonëse Izraeli është lider botëror për imunizimin e popullsisë.

“Dua të ju njoftoj se komuniteti i ekspertëve në Ministrisë e Shëndetësisë së Izraelit, zyrtarisht ka aprovuar rekomandimin që qytetarëve mbi moshën 60 vjeç t’u jepet doza e tretë përforcuese e vaksinës Covid-19. Vendimi është mbështetur në hulumtime dhe analiza, dhe për shkak të rrezikut të përhapjes së valës së tretë me variantin Delta”, tha Bennet.

Një praktikë e tillë aktualisht nuk dihet nëse do të aplikohet në vendin tonë. I pyetur për këtë çështje në fillim të këtij muaji, ministri Venko Filipçe, pati thënë se ende nuk ka të dhëna të vërtetuara nëse nevojitet një dozë e tretë e covid-vaksinave. Ndërkaq me dy doza në vendin tonë janë vaksinuar rreth 380 mijë qytetarë e nga shtatori janë paralajmëruar masa shtrënguese vetëm për të pavaksinuarit.

“Askush nuk mund të thotë se si do jetë e ardhmja e vaksinimit. Nëse këto dy doza do jenë të mjaftueshme apo ndoshta do ketë nevojë për dozë të tretë, çështja është nëse do duhet nga i njëjti prodhues dhe mënyra e tretë nëse kjo vaksinë do bëhet sezonale”, vlerëson Filipçe.

Nga ana tjetër gjigandët e internetit Google dhe Facebook po i obligojnë të punësuarit e tyre që të vaksinohen. Këtë e komunikuan të dyja sipërmarrjet pavarësisht njëra-tjetrës. Njëkohësisht ato e shtynë për më 18 tetor ofertën për home-office për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.