Kina ndërmerr hapa për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike

Kina ka ndërmarrë hapa për të siguruar një furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike për të përmbushur kërkesën në rritje për energji gjatë verës.

Jin Xiandong nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, në një konferencë për shtyp të martën, tha se që nga fillimi i verës, kërkesa për energji është rritur vazhdimisht, nxitur nga temperaturat e larta dhe rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, citon “Xinhua”.

Nga 1 deri më 14 gusht, konsumi mesatar ditor i qymyrit të termocentraleve të monitoruara ishte 8.16 milionë tonë, një rritje prej 15 për qind nga një vit më parë. Konsumi ditor i qymyrit arriti në 8.49 milionë tonë, niveli më i lartë historik, më 3 gusht.

Kina ka punuar për të rritur prodhimin e saj të qymyrit përballë rritjes së mprehtë të kërkesave për energji, me prodhimin mesatar të qymyrit në 12.4 milionë tonë çdo ditë që nga korriku, një nivel relativisht i lartë, sipas komisionit.

За 28 дена ќе заборавите на болки во зглобовите или ‘рбетот:гарантирани успеси со сигурни медицински тестови
Agjencia u zotua të zgjerojë kapacitetin e përparuar të prodhimit të qymyrit dhe të promovojë zbatimin e kontratave afatmesme dhe afatgjata në një përpjekje për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike.