Diplomati i lartë kinez Wang Yi u shpreh që Kina e vlerëson rolin e Francës si një fuqi e pavarur kryesore dhe është e gatshme bashkëpunojnë për të kërkuar një zgjidhje politike mbi krizën e Ukrainës, për të arritur sa më parë një armëpushim.
Wang i tha këto gjatë takimit të mërkurën me presidentin francez Emmanuel Macron.
Në deklaratën e publikuar nga MPJ-ja kineze thuhet që Kina e konsideron gjithmonë Francën si partnere bashkëpunimi dhe është e gatshme të thellojë komunikimin e nivelit të lartë me të, duke u dhënë impulse të reja marrëdhënieve kino-evropiane.
Wang vuri në dukje që ekonomia kineze po mëkëmbet me shpejtësi pas rregullimit të masave antiepidemike, duke shtuar që Kina është e gatshme të rifillojë komunikimin e gjithanshëm me Francën.
Presidenti Macron, nga ana e tij tha që po pret të bisedojë me presidentin Xi Jinping për miqësinë dhe bashkëpunimin e ardhshëm.
Sipas kreut të shtetit francez, shtimi i dialogut strategjik ndërmjet Kinës e Francës ka rëndësi të madhe dhe të dy vendet duhet të ngulin këmbë në multilaterizëm, duke kundërshtuar kundërvënien në grup.
Ai gjithashtu shprehu dëshirën për shtimin e bashkëpunimit lidhur me ndryshimet klimatike, biodiversitetin dhe mbrojtjen detare.
Wang Yi pati takim edhe me ministren e Jashtme të Francës, Catherine Colonna.
Diplomati kinez ndodhet për një turne vizitash në Europë nga 14 deri më 22 shkurt. Pas Francës, ai do të vizitojë edhe Italinë, Hungarinë e Rusinë, si edhe do të marrë pjesë në Konferencën e 59-të të Sigurisë të Munihut.




