Kina do të zbatojë heqjen e njëanshme të vizave me Zvicrën

Kina do të zbatojë politikën e heqjes së njëanshme të vizave për Zvicrën dhe pala zvicerane do të ofrojë më shumë lehtësi për marrjen e vizave për qytetarët kinezë, si dhe ndërmarrjet kineze që investojnë në Zvicër citon CMG.

Njoftimi u bë gjatë bisedimeve midis kryeministrit kinez Li Qiang dhe presidentes së Konfederatës Zvicerane Viola Amherd.

Ata shtuan se Kina dhe Zvicra do ta shfrytëzojnë rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vitin e ardhshëm për të forcuar shkëmbimet njerëzore.