Kimete Berisha: Tomë Gashi lyp dru, dërgojeni në burg atë njeri të keq

Blogerja e njohur kosovare, Kimete Berisha, sapo ka publikuar një reagim në blogun e saj në Facebook në lidhje me videon e tmerrshme të publikuar nga Periskopi, ku avokati Tomë Gashi shihej duke shqelmuar paratë e mbledhura nga një lypës në Prishtinë.

Gashi për veprimin në fjalë ishte arsyetuar në bezdinë që kishte ndjerë nga rënkimet e lypësit, por më pas i bërë pishman e kishte fshirë reagimin e tij në Facebook.

Ndërkohë, blogerja Berisha ka deklaruar se një veprim i tillë ishte i paligjshëm dhe ka kritikuar autoritetet e rendit që nuk kanë vepruar ndaj avokatit Gashi.

Për më tepër, ajo ka thënë se ky veprim nuk përkonte as me traditat shqiptare, në të cilat asnjëherë nuk përçmohej e sulmoheshin lypësit.

“E jotja është me ndihmu ose me injoru, por ti nuk guxon ta shqelmosh.

Por si duket, vet fakti pse s’ti kanë çu milicinë n’derë lejohet ta shqelmosh lypësin, se për të në Kosovë s’ka ‘ligj’.” – shkruan ndër tjerash znj.Berisha.

Policia e Kosovës deri tash nuk ka marrë asnjë veprim kundër Gashit.

Më poshtë e keni reagimin e plotë nga Berisha:

Ai lyp bukë, e ti lyp ‘dru’.

Toma le ta dinë mirë se me ba me ndodh me të nëmë lypësi, ma nuk t’del ‘ilaç’.

Feja e pranon mallkimin, sidomos

me ba me nëmë dikë prej zemrës t’plastë e me fund t’barkut.

Se me nëmë për ‘qejfi’ a prej inatit, thonë mos se nëma t’kthehet ty.

Qysh e ka nëmë Krishti-fikun, kurrë mos çelsh- dhe fiku s’ka çelë ma.

Se, me të nguc dikush pa i bë kurgjë keq, nuk ka gjë më gjynah.

E shohim në rendin e parë të Katedrales Nënë Tereza për Krishtlindje, në vend se me ushqy lypësin qysh ia lyp feja, m’u afru me pyet: a po nerth, ky çohet e shqelmon.

Me pas ky forcë ma të madhe, çka bën?

Buda ishte lypës, pranonte lëmoshë për t’ua shpërndarë fukarenjëve.

Diogjeni, filozofi cinik ishte lypës, jetonte nga lëmosha.

Lazarusi i Biblës ishte lypës.

Nuk i dihet jetës.

Më mirë lypës sesa njeri i keq.

A ka mallkim më të madh sesa me qenë njeri shpirtkazmë.

Çka të duhet pasuria kur s’je njeri normal, njeri i tokës që ia beson njeriut të mundur.

Pasuria më e madhe është me qenë i ndershëm, që do të thotë ti je i varfër, jo

lypësi.

Ti je për t’u nënçmuar, jo lypësi, se ai nuk lyp respekt, as salltanet, ai nuk i rreh ata që s’e

ndihmojnë, plus ai lyp pak.

Kurse ti e rreh atë që lyp diçka prej teje, aq i varfër je.

Është punë për të pse lyp.

E jotja është me ndihmu ose me injoru, por ti nuk guxon ta shqelmosh.

Por si duket, vet fakti pse s’ti kanë çu milicinë n’derë lejohet ta shqelmosh lypësin, se për të në Kosovë s’ka ‘ligj’.

Kurrë s’ka qenë adet i shqiptarit me përzë lypësin e mo’ Zot me shqelmu, se jemi tutë mos na vjen lypësi në derë si ‘provokim nga Zoti’, me na pa se si sillemi ne me ta, e nëse i refuzojmë na gjen naj taksirat.

Ata mund të jenë më të lumtur se ne.

Sepse ata kënaqen me pak.

S’ka njeri që nuk lyp diçka prej dikujt, që nuk është lypës në një mënyrë.

P.S.

Ai djali lyp bukë.

Kurse ti lyp ‘dru’ 😂 jo

po nënçmim dhe burg.

Kush është këtu fituesi e kush humbësi.

Ende nuk e ke lexu tregimin për Budën dhe Lypësarin.