Kim ua ‘bën’ të vështirë gjumin fansave, provokon nga plazhi në mesnatë

Kim pozoi e lagur në mes të natës në plazh.

Kim Kardashian edhe këtë herë erdhi e veçantë me paraqitje atraktive nga plazhi, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, në të cilat u shfaq e veshur me një palë bikini, që ia theksonin fizikun.

Ndërsa, flokët i kishte bërë gërsheta, të cilat i arrinin deri tek këmbët, kurse u fotografua e shtrirë në një pishinë.

“Noti i natës”, ka shkruar ajo sipër këtyre imazheve, ndërsa të shumta ishin komentet dhe pëlqimet që i mori nga fansat.

Fotografitë e Kimit vijnë në kohën kur po diskutohet shumë për shëndetin e partnerit të saj, Kanye West.

Ky i fundit po habit të gjithë me veprimet që po i bën, sidomos me postimin e tweet-ave të çuditshëm.