Kim Mehmeti: Sa keq, piktorin tani nuk e çmojnë as politikanët serbë

Analisti i njohur shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti, një kundërshtar i hapur i Edi Ramës, sot ka ironizuar me këtë të fundit.

Mehmeti shkruan se tani Edi Ramën nuk e çmojnë as politikanët serbë.

‘Lexova diku se ministri serb, përmes një komunikate në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, e paska quajtur kryeministrin e Shqipërisë një njeri pa tru, ndërsa thekson se ai mbahet mend më shumë për mimika dhe çorape të kuqe e të shqyer, sesa për idetë e mëdha.

Sa keq më erdhi kur pash se edhe politikanët serb kanë filluar të mos e çmojnë Piktorin, mikun e ngushtë të Presidentit të Serbisë!

Kështu e ka kur bëhesh mik me kriminelët serb, me ata që të mbajnë për të mençur e të mirë vetëm kur angazhohesh për ‘Mini shengenin serb’, me ata që të çmojnë e lartësojnë vetëm kur i përkulesh Beogradit.

Por sidoqoftë mos u bëni merak: vëllazëria mes Presidentit serb, Piktorit dhe Presidentit të Kosovës është e pathyeshme dhe e përjetshme!

Madje, shpeshherë, ‘grindjet’ e rrejshme të kësaj natyre, vetëm e forcojnë këtë lloj miqësie dhe ato kanë për qellim që miqve t’ua kthejnë në sy të popullit patriotizmin dhe atdhetarinë e munguar!’, shkruan Kim Mehmeti.