Kim Kardashian shfaqet me robdeshambër në rolin e saj të ri televiziv

Kim Kardashian është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi u shfaq e veshur me një robdeshambër për rolin e saj në serialin e ri “All’s Fair”, gjashtë vjet pasi u përball me kritika të forta për përdorimin e këtij emri për linjën e saj të veshjeve.

Në postim, Kardashian pozon edhe pranë producentit të serialit, Ryan Murphy, ndërsa veshja e saj elegante në mëndafsh, e çarë në pjesën e poshtme dhe me dekolte të theksuar, tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Pamja u plotësua me taka me rripa, bizhuteri të çmuara dhe një model retro të flokëve, të ngritura lart, shkruan DailyMail.

Fotografitë e reja rikthyen në kujtesë polemikën e vitit 2019, kur Kardashian u kritikua gjerësisht për mungesë ndjeshmërie kulturore, pasi kishte vendosur t’i jepte markës së saj të rrobave formësuese emrin “Kimono”.

Pas reagimeve të ashpra dhe thirrjeve publike, ajo dhe bashkëthemeluesit e ndryshuan emrin në “SKIMS”, markë që më pas u shndërrua në një prej bizneseve të saj më të suksesshme me vlerë miliarda dollarë.

Që prej lançimit, SKIMS është zgjeruar në mënyrë të jashtëzakonshme, duke u bashkuar me kompani si Nike dhe duke u bërë partneri zyrtar i të brendshmeve të NBA, WNBA dhe USAB.

Megjithatë, reagimet e dikurshme për emrin “Kimono” mbeten një prej debatave më të përfolura në karrierën e saj.

Me rikthimin e saj në ekran nëpërmjet serialit të ri, duket se Kardashian po e lë pas polemikën e viteve të kaluara, ndërsa fansat presin të shohin shfaqjen ku ajo interpreton një nga rolet e saj më të rëndësishme televizive deri më sot. /Telegrafi/