Kim Kardashian realizon set fotografik derisa reklamon produktin e ri nga marka “KW Beauty”

Ylli i realitetit 40-vjeçar ndau disa fotografi në prapaskenë nga sesioni i saj i fundit, transmeton lajmi.net.

Ajo vazhdoi të realizonte një set nudo që shfaqej me sytjena dhe të brendshme ndërsa rrëshqiste një peshqir të bardhë me gëzof poshtë te ijet e saj.

Në serinë e fotografive të ndara në Instagram qëndroi e ulur në një bllok të bardhë në një larmi pozicionesh duke mos veshur pothuajse asgjë.

Ajo mbrojti pak modestinë e saj me një peshqir të mbuluar me qime dhe mbërtheu buzët ndërsa modelonte nuanca të butë nudo rozë dhe kafe të thekur përpara lansimit të tyre më 25 qershor.

Kim, përdori një shumëllojshmëri të rekuizitave për xhirimet ndërsa u pa duke mbajtur lule dhe rrush me ngjyra të ndryshme./Lajmi.net/