Kim Kardashian: Njeriu nuk ka zbritur kurrë në Hënë, gjithçka ishte e sajuar

Ylli televiziv dhe sipërmarrësja Kim Kardashian (45 vjeçe) ka deklaruar se nuk beson se njeriu ka zbritur ndonjëherë në Hënë në vitin 1969.

Këtë e tha në një episod të ri të emisionit “The Kardashians”, duke shprehur hapur bindjen e saj në një nga teoritë e konspiracionit më të njohura.

“Mendoj se nuk ka ndodhur”, tha ajo.

 Kim dhe Sarah

Gjatë xhirimeve të serialit dramatik “All’s Fair”, Kim u përpoq të bindte aktoren Sarah Paulson që të vërë në dyshim ngjarjen historike.

“Do të të dërgoj miliona artikuj për Buz Aldrin dhe… atë tjetrin”, tha ajo, duke iu referuar Neil Armstrongut.

Paulson iu përgjigj me humor: “Po, bëje”. Kardashian më pas përshkroi një video ku, sipas saj, Buzz Aldrin pranon se zbritja në Hënë “nuk ka ndodhur”.

Sipas Kim-it, Aldrin – i cili tani është 95 vjeç – “tani thotë të vërtetën sepse nuk kujdeset më çfarë thotë”.