Kim Kardashian mbresëlënëse në Paris: Bluza transparente dhe modeli i ri i flokëve “pixie” tërheqin vëmendjen

Kim Kardashian ka tërhequr sërish vëmendjen në Javën e Modës në Paris, duke shfaqur një pamje tepër provokuese dhe të sofistikuar njëkohësisht.

44-vjeçarja, e njohur për guximin e saj në modë, publikoi në Instagram disa fotografi ku shihej pa reçipeta, e veshur me një bluzë transparente vintage të Margiela-s nga vitet e 90-ta dhe një fund maksi ngjyrë krem që i theksonte siluetën.


Në përshkrimin e postimit, themeluesja e “Skims” shkroi thjesht “Martin Margiela i viteve të 90-ta”, duke lënë që veshja të fliste vetë, shkruan DailyMail.

Pamjes i shtohej edhe prerja e re e flokëve “pixie”, me ngjyrë të errët dhe shkëlqim metalik, që e bënte të dukej më e guximshme se kurrë.

Stili i ri i kujtoi shumë fansave pamjen ikonike të nënës së saj, Kris Jenner, me shumë prej tyre që komentuan në postim duke shkruar “Kris, a je ti?”.

Edhe vetë Kris reagoi me humor, duke shpërndarë një GIF të saj, që u bë virale në rrjetet sociale.

Kim ka qenë një nga figurat më të komentuara të Javës së Modës, ku ka marrë pjesë në disa sfilata të mëdha, përfshirë atë të Maison Alaia.

Kthimi i saj në Paris vjen pas pesë muajsh mungese, kohë gjatë së cilës ajo është fokusuar në projektet e saj të reja televizive dhe ligjore, përfshirë paraqitjen e saj në gjyqin lidhur me grabitjen e bujshme të vitit 2016, që pritet të shfaqet në sezonin e ri të “The Kardashians”. /Telegrafi/