Kim i lë të gjitha nën hije me paraqitjen nga bregdeti

Gjatë sezonës së verës natyrisht se nuk kanë si të mungojnë fotografitë e Kim Kardashian nga bregdeti.

Ylli televiziv ka publikuar një sërë imazhesh e videosh nga Cabo San Lucas, në të cilat u shfaq e veshur me një palë bikini me ngjyrë rozë.

Kim kishte bërë flokët gërsheta, ndërsa edhe këtë herë bëri të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo për shkak të fizikut të përsosur.

Kim Kardashian muajt e fundit është komentuar për një krizë në lidhjen me reperin Kanye West.