Kievi shpall shtetrrethim 35-orësh

Kievi do të shpallë shtetrrethim për 35 orë, shkruan Skynews.

Shtetrrethim do të vendoset nga mbrëmja e sotme deri të enjten në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

 

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për sulm pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Gjatë natës së shkuar, forcat ruse kanë shtuar sulmet në disa lagje të Kievit. Së paku dy persona janë konfirmuar të vrarë./aabcnews.al/