Rajon-Botë Kievi pretendon se 300 ushtarë rusë janë vrarë në 24 orët e...

Kievi pretendon se 300 ushtarë rusë janë vrarë në 24 orët e fundit

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar raportin më të fundit, sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar armikut si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Në raportin më të fundit, pretendohet se 42.640 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

E nga këta, Kievi thotë se 300 prej tyre janë vrarë vetëm gjatë ditës së hënë.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara besojnë se numri i të plagosurve dhe të vrarëve rusë në luftën e Ukrainës, shkon në 80 mijë.

Ndërkaq Moska që nga fillimi i luftës vetëm një herë ka publikuar të dhënat sa i përket ushtarëve të vrarë – duke tentuar me çdo kusht që t’i fsheh këto të dhëna.