Kida zbulon pak nga kënga e re dhe qenka ‘zjarr’

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida po vjen me projekt të ri muzikor.

Ajo përmes një videoje të shkurtër, ka zbuluar disa sekuenca të këngës së re, titulli i të cilës është “Paranoja”.

Kida u shfaq nga studio muzikore, ku po punon për finalizimin e kësaj kënge dhe zbuloi pak nga ai projekt, të cilin fansat e presin me padurim.

Detaje shtesë rreth asaj se kur do të publikohet kënga, Kida nuk ka preferuar t’i bëjë të ditura.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Kida titullohet “Moti”, këngë e cila ishte pritur shumë mirë nga publiku.