Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, po vazhdon të shijojë disa ditë të mira pushimi pas një vere relativisht të ngjeshur me punë dhe angazhime në muzikë.
Ajo u ka treguar fansave përmes rrjeteve sociale se ka zgjedhur bregdetin grek, për të kaluar së fundmi disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “Rikthejm na” publikoi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku u shfaq mjaft atraktive në një paraqitje me bikini.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi, kishte veshur një fund të zi dhe transparent të plazhit, teksa kishte në pjesën e sipërme një palë bikini me ngjyra të verës.
Ajo u kujdes që të vinte në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.
Kida përndryshe këtë verë ishte mjaft aktive me angazhime dhe projekte muzikore, teksa publikoi së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me MC Kreshën dhe Lyrical Son, të titulluar “Fluturu”.