Kida sjell imazhe joshëse nga prapaskenat e klipit “Edhe sa”

Kida duket tërheqëse në fotografitë e fundit.

Kida ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, të cilat i kishte shkrepur gjatë xhirimeve të klipit të ri, shkruan lajmi.net.

Në ato fotografi, këngëtaren e shohim të veshur me një palë pantallona të gjelbër dhe një bluzë të bardhë, të shkurtër.

Nën bluzën e bardhë, Kida nuk mbante fare reçipeta, teksa ishte ulur pranë një tavoline për të shijuar një pije.

Kujtojmë se “Edhe sa” mban titullin kënga e re e Kidës, e cila po pritet mirë nga fansat e saj, ndërsa ajo nuk e ka ndalur punën për projekte tjera.