Kida paralajmëron këngë të re, publikon një sekuencë të shkurtër

Kida po vjen me një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja po e nis me projekt të ri sezonin e verës, shkruan lajmi.net.

Kështu ka njoftuar vet artistja në një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron dy milionë ndjekës.

Orhidea Latifi (emri i plotë) ndau me admiruesit e saj një vidoe nga Dubai teksa shihet mbi një makinë luksoze të bardhë.

Përmes saj, Kida ka paralajmëruar këngën e re duke sjellur një pjesë të shkurtër ndërsa zbuloi se mban titullin “Uru”.