Kida me një surprizë për fansat

Këngëtarja e cila së fundmi kishte konfirmuar se ka nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Sony’, njoftoi se është duke i përgatitur fansave të saj një dhuratë.

Ajo publikoi një imazh në Instagram ku kishte shkruar ‘Gati për një surprizë’? Mendimet e para janë se Kida do publikojë një bashkëpunim me ndonjë artist ndërkombëtar si pasojë e kontratës.

Por nuk i dihet ndoshta mund të kemi edhe ndonjë album apo “EP” nga autorja e këngës ‘Malli’, mbete të shihet se me çka do i shpërblej Kida fansat e saj.