Kiara dhe Luizi me pushime në Itali, publikojnë edhe momente romantike

Kiara dhe Luizi, vazhdojnë ta shijojnë martesën e tyre.

Ani pse “dyshohej” në raportin e tyre, dyshja po shijojnë dashurinë e tyre, shkruan lajmi.net.

Çifti aktualisht ndodhet në Milano të Italisë dhe gjatë të martës, Kiara ka shpërndarë një fotografi duke shkëmbyer një puthje te Katedralja e Milanos (Duomo di Milano).

Kiara së fundi, u komentua për një shtatzëni, por që ende nuk është konfirmuar.

“Për ty që je, thjesht je… substanca e ditëve të mia”, është përshkrimi që i ka vënë Kiara kësaj fotografie./Lajmi.net/