KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të reja përgjatë kufijve të Kosovës.

Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, shenjat e tilla paralajmëruese, të vendosura në zonat malore dhe të pyllëzuara, shënojnë qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale, transmeton Klankosova.tv.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tilla për promovimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës së Kufirit Administrativ”, thuhet tutje në njoftim.