KFOR-i sërish apelon: Për hir të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon, të vazhdohet dialogu

Misioni i KFOR-it, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se po vazhdojnë mandatin për një mjedis të sigurt.

KFOR-i sërish ka apeluar që për hir të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon, të vazhdohet dialogu, përcjell Klankosova.tv.

“Komandanti i KFOR-it të udhëhequr nga NATO është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë. Ne mbetemi vigjilentë dhe vazhdojmë të zbatojmë mandatin tonë për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. Është thelbësore që të gjitha palët të mbajnë dialogun për hir të sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në postimin e KFOR-it.