KFOR-i konfirmon se i ka kthyer përgjigje Serbisë në lidhje me kërkesën për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

KFOR-i ka konfirmuar për KOHËN se i ka kthyer përgjigje Serbisë në lidhje me kërkesën për kthimin e trupave serbe në Kosovë, megjithatë zëdhënësi ka refuzuar të japë detaje për përmbajtjen, respektivisht nëse përgjigja është negative ose pozitive.

“Si KFOR, mundemi ta konfirmojmë që përgjigja i është dërguar ushtrisë serbe”, ka thënë një zëdhënës i KFOR-it duke shtuar se për përmbajtjen duhet të pritet ende.

Më 16 dhjetor, Serbia pati dorëzuar kërkesën te KFOR-i për kthim të 1000 ushtarëve të vet në Kosovë. Serbia pati thënë se po kërkon kthimin e ushtrisë për “mbrojtje të serbëve të Kosovës”, në kohën e tensioneve pas vënies së barrikadave në veri të Kosovës.