“Këtu e keni vendin”, Protestuesit rrethojnë Kuvendin, vendosin kosha plehrash në hyrje

Disa dhjetëra protestues kanë rrethuar godinën e Kuvendit mëngjesin e kësaj të marte, teksa brenda sallës deputetët ishin mbledhur në seancë plenare.

“Këtu e keni vendin”, Protestuesit rrethojnë Kuvendin,

Me thirrjet e zakonshme kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike, protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit duke vendosur edhe kazanë plehrash dhe duke lënë mesazhe në rrugë.

“Këtu e keni vendin”, Protestuesit rrethojnë Kuvendin,

Disa prej tyre kanë goditur me vezë makinat e deputetëve, shkruan A2 CNN.

“Këtu e keni vendin”, Protestuesit rrethojnë Kuvendin,

Teksa deputeti i PS, Tërmet Peçi, u largua nga godina, një grup protestuesish e ndoqën në rrugë, duke bërtitur “Hajdut! Hajdut!”. (A2 Televizion)