Shorti për përzgjedhjen e kundërshtarëve në grupet e Ligës së Kombeve ka caktuar kundërshtarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.
Maqedonia e Veriut do të jetë në grupin B1 me Skocinë, Zvicrën dhe Slloveninë në grupin B1. Në grupin B2 do të jetë Hungaria, Ukraina, Gjeorgjia dhe Irlanda e Veriut.
Kosova do të jetë në grupin B3 me Izraelin, Austrinë, Irlandën. Në grupin B4 do të jenë Polonia, Bosnja e Hercegovina, Rumania dhe Suedia.
Ndeshjet do të luhen në periudhën shtator-nëntor.
Shqipëria do të jetë në grupin C1 së bashku me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Në Ligë A janë këto grupe: Franca, Italia, Belgjika, Turqi (Grupi A1); Gjermani, Holanda, Serbi, Greqi (Grupi A2); Spanja, Kroaci, Angli, Çekia (Grupi A3) dhe Portugali, Danimarka, Norvegji, Uells (Grupi A4).



