Këta janë heronjtë e LDK-së që i vendosën “iks” Isa Mustafës, përkrahin qeverinë Kurti!

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani si dhe deputeti Haxhi Avdyli, nuk do ta votojnë mocionin e iniciuar nga Isa Mustafa, për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kështu ka bërë me dije një burim i Klan Kosovës brenda LDK-së, ndërsa shton se edhe Fatmir Rexhepi dhe Ardian Shala janë ata që do ta abstenojnë mocionin e mosbesimit.
Edhe Sabit Geci, babai i deputetes Marigona Geci, publikisht ka njoftuar se ajo nuk do të përkrahë një qeveri LDK-PDK.