Franck Kessie është i vendosur që të presë deri në javën e ardhshme për regjistrim te skuadra e Barcelonës.
Anipse nga dita e shtunë ai mund të largohet me parametra zero, këtë gjë nuk e ka ndërmend ta praktikojë.
Mesfushori erdhi nga Milani pasi i skadoi kontrata me “kuqezinjtë” dhe s’e ka ndërmend të largohet nga “Camp Nou”.
Situata sa u përket regjistrimeve është ende shqetësuese në Barcelonë.
Alternativa të ndryshme që janë menduar për të dalë nga kjo krizë ende nuk janë vënë në shfrytëzim.