Kessie del si prioriteti i Allegrit për të zëvendësuar Pogban te Juventusi

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie është objektivi kryesor i Massimiliano Allegrit për të zëvendësuar Paul Pogba nëse francezi transferohet në Arabinë Saudite.

Pogba është ende duke punuar për t’u rikthyer në formë pasi luftoi me lëndime në sezonin 2022/23 dhe bardhezinjtë janë gati ta lënë atë të shkojë në Arabinë Saudite për vetëm 10 milionë euro.

Sipas mediumi La Gazzetta dello Sport, trajneri i Juventusit, Allegri e ka identifikuar mesfushorin e Barçës, Kessie, si zëvendësuesin ideal për ish-yllin e Manchester Unitedit.

Të tillë si Habib Diarra (Strasburg), Teun Koopmeiners (Atalanta) dhe Rodrigo De Paul (Atletico Madrid) janë gjithashtu në agjendën e Juventusit, por gjigantët e Serie A së pari do të përpiqen të huazojnë Kessie nëse largohet Pogba.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë shënoi tre gola në 43 paraqitje konkurruese me Barcelonën sezonin e kaluar dhe tashmë ka luajtur në Serie A me Atalantën dhe Milanin duke shënuar 41 gola në 204 ndeshje në ligën elitare të Italisë.