Kështu reagon Vjosa Osmani ndaj Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se “ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit”.

Postimi i plotë:

Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.